Besnik Hasi: Nuk e meritova këtë!
Trajneri kosovar i Anderlechtit, Besnik Hasi, ka thënë se skuadra e tij nuk e ka merituar humbjen në finale të Kupës së Belgjikës. Anderlechti u mposht 1:2 nga Brugge, ku goli i fitores u shënua në minutën e fundit.
“Ne nuk e merituam të humbnim sot. Përsëri, ne kishim shumë shanse, sidomos nga goditjet standarde, përndryshe Brugge nuk kanë krijuar shumë mundësi. Ne e humbëm ndeshjen sepse e filluam keq, edhe pse më pas e dominuam ndeshjen”, ka thënë Hasi për mediet belge./Indeksonline/


