Kosovarja e Fatmirja e duan Championsin
Dy futbollistet kosovare, Kosovare Asllani e Fatmire Bajramaj Alushi, synojnë ta fitojnë titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, në konkurrencën e meshkujve.
Ekipi i tyre, PSG, nuk pati ecuri aq të mirë në Francë, andaj synon ta fitojë Ligën e Kampionëve, për të mos mbetur duarthatë.
Të dielën ekipi i tyre do ta zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale, si mysafir i Glasgow Rangers.
“Kjo do të thotë shumë për klubin dhe për secilën lojtare. Liga e Kampioneve është një nga ambiciet e klubit. Padyshim ky është një synim i madh i klubit tonë dhe na bën të ndihemi mirë. Ne duam ta arrijmë këtë qëllim”, ka deklaruar përfaqësuesja e Suedisë, Kosovare Asllani, në një intervistë për “Uefa.com”.
Kosovare Asllani e Fatmire Bajramaj Alushi janë ndër futbollistet më të suksesshme në Evropë.


