Guardiola përballë Xhakës, kërkon rekordin e madh në Bundesligë
Ky rekord mbahet nga trajneri hungarez Pal Csernai, që 50 fitore në Bundesligë i kishte arritur në 73 takime, në vitet 1979-1981. Pritet të shihet nëse Xhaka me bashkëlojtarë, do t’ia shtyjë rekordin Guardiolas edhe për një ndeshje tjetër
Në Bundesligën gjermane nesër luhet derbi Bayern Munchen – Borussia Moenchengladbach.
Bayerni këron t’i afrohet edhe më afër titullit të radhës, ndërsa Moenchengladbach vazhdon të luftojë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Por trajneri i Bayern Munchen, Pep Guardiola, në rast të fitores së skuadrës së tij, do të thyejë një rekord në Bundesligë.
Guardiola do të bëhet trajneri i parë që arrin 50 fitore në Bundesligë në vetëm 60 ndeshje të luajtura.
Ky rekord mbahet nga trajneri hungarez Pal Csernai, që 50 fitore në Bundesligë i kishte arritur në 73 takime, në vitet 1979-1981.
Pritet të shihet nëse Xhaka me bashkëlojtarë, do t’ia shtyjë rekordin Guardiolas edhe për një ndeshje tjetër./Indeksonline/


