Matet kampioni
Pak çaste më parë është mbyllur edhe peshimi i dy boksierëve, Haxhi Krasniqi dhe Jurgen Brahmer, që do të ngjiten në ring të shtunën.
Në matjet zyrtare Haxhi Krasniqi ka peshuar 78,9 kg, kurse Brahmer për 300 gramë më i lehtë.
Sonte në Sport PLUS, në 20:05 në RTK, mund t’i ndiqni pamjet ekskluzive dhe intervistën e Robin Krasniqit me gazetarin e mirënjohur, Artan Muhaxhirin. /Telegrafi/


