E kërkon Bayerni, ky është çmimi i Xhakës
Bayern Munchen po e ndjekë Granit Xhakën. Ky është lajmi që jipet sot në mediat gjermane. Skuadra bavareze thuhet se do të tentoi blerjen e yllit kosovar në afatin kalimtar të verës.
Borusia Monchengladbach në anën tjetër ia ka caktuar çmimin mesfushorit kosovar. Kush e do Granit Xhakën duhet të paguaj 30 milion euro.
“Sigurisht se interesimi i Bayernit është special për secilin lojtarë. Por ajo që më intereson tani është vetëm Borusia Monchengladbach” ka thënë Xhaka./Indeksonline/


