Asllani synon Championsin
Futbollistja Kosovare Asllani synon të fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën franceze PSG.Skuadra parisiene në çerekfinale të Championsit për futbolliste takohet me skuadrën skoceze Glasgow City.
Takimi i parë luhet në Skoci të dielën, ndërsa ai i kthimit në Paris më 28 mars. Për PSG-në pos Asllanit luan edhe Fatmire Alushi.
“Liga e Kampionëve do të thotë shumë. Do të thotë shumë për klubin dhe secilën lojtare. Është ambicie jona të fitojmë Ligën e Kampionëve. Është një synim i lartë, por që jemi të përkushtuar ta arrijmë”, ka thënë Asllani për sajtin e UEFA-s të enjten. PSG-ja nuk ka pasur rezultate të mira së fundi dhe kështu ka mbetur jashtë garës për titull e Kupë të Francës. “Do të japim maksimumin që në Champions të shkojmë sa më larg”.
Sulmuesja Asllani luan për Suedinë, ndërsa mesfushorja Alushi është pjesë e Gjermanisë. Janë bindshëm futbollistet më të mira shqiptare.
© KOHA


