LVV: Bërllokun e qytetit të Gjilanit nuk e mbulon as rreth gjysmë metri borë
Gjilan – Kryetari i komunës së Gjilanit dështon në zotimin e tij se, me kompaninë e pastrimit “Eco – Higjiena” nuk do të ketë më probleme dhe as grevë, ai pat thënë se kompania nga tash do ta mbledh bërllokun me orare të rregullta thuhet në reagimin e LVV dega në Gjilan.
Sipas LVV edhe pas këtij zotimi të kryetarit se, Gjilani nuk do të shndërrohet me në deponi bërlloku, fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Gjilani, sot është shndërruar në deponi bërlloku.
Lidhur me këtë Qendra jonë i ka dërguar një sasi bërlloku Komunës së Gjilanit për të parë më qartë nivelin pastërtisë në qytet përfundon reagimi./rajonipress/


