Hidromorava

Ndodh mrekullia për Bashën, ftohet ndaj Armenisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të jesh jashtë fushave për 11 muaj padyshim që është e rëndë dhe të duhet kurajë e madhe. E kurajë të madhe pati mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, i cili u rikthyer të luaj përsëri.

Përpos lojës si titullar dhe kapiten i Torinos ndaj Lazios, Migjeni ka marrë edhe një lajm të mrekullueshëm në ditët e fundit, transmeton Telegrafi.

Mesfushori nga Suhareka është ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë nga trajneri Gianni De Biasi dhe këtë ftesë pak kush e priste.

Burime të Telegrafit brenda Federatës së Futbollit të Shqipërisë kanë konfirmuar se ftesa i ka shkuar 28-vjeçarit dhe ai do të jetë i grumbulluar me kuqezinjtë.

Uji Dea

“Është e sigurt se Migjen Basha do të jetë i grumbulluar ndaj Armenisë. Trajneri De Biasi ia ka dërguar ftesën atij dhe kjo do të bëhet zyrtare në ditët në vijim. Migjeni ka kaluar një periudhë të vështirë por ai mbetet lojtar i madh dhe për këtë arsyeje është ftuar”, deklaroi ky burim i Telegrafit brenda FSHF-së, që deshi të mbetet anonim.

Basha kishte një lëndim të rëndë i cili e mbajti jashtë fushave për 11 muaj, por ai tani e ka kaluar atë duke u rikthyer në fushë edhe më i fortë se sa që ishte.

Migjeni ka qenë gjithmonë ndër lojtarët kyç të Kombëtares shqiptare dhe tani kur kuqezinjve të De Biasit iu duhet më së shumti, ‘luftëtari’ është rikthyer përsëri, por tani me një synim të madh, për ta dërguar Shqipërinë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.