Disa fshatra të Kamenicës ende të izoluara, Sinani vazhdimisht në teren
Kamenicë – Reshjet e borës në Komunën e Kamenicës kanë vështirësuar qarkullimin rrugor në territorin e kësaj komune.
Begzad Sinani ka shkruar se të premten kanë qen aktiv në teren dhe kanë intervenuar në bazë të një plani emergjent në rrugët kryesore dhe rastet e veçanta. Të shtunën ndërkaq është filluar me intervenimin në rrugët: Shipashnicë – Desivojcë – Tersten ( Kompania Regjionale ), Shipashnicë e Poshtme – Poliqkë – Vriqec – Maroc e Bujnoc.( Kompania Regjionale ), Laku i pusave – Zajqec etj. ( Kompania “Global” ), Kamenicë – Busavatë – Oranet – Jabuk ( Kompania “Global”, Koretin – Dubovet ( Kompania “Global” ).
Sipas Sinanit rruga për Gjyrishec dhe rrugët tjera do të hapen dhe do të intervenojmë ditën e nesërme. “Ftoj qytetarët që të telefonojnë për raste të veçanta emergjente. Nesër dhe pasnesër do të jenë të gjitha rrugët e hapura për qarkullim” ka shkruar Sinani./rajonipress/


