Krasniqi, në top-formë
Haxhi Krasniqi thotë se është në top-formë, para duelit jetësor të tij, të cilin do ta zhvillojë ndaj gjermanit Jurgen Brahmer, në kërkim të titullit të kampionit botëror. Junikasi do të zbresë në ring më 21 mars, në duelin që do të zhvillohet në Rostock.
“Më shumë se kaq, nuk mund të bëj. Tash jam në formë, i motivuar dhe askush dhe asgjë s’mund të mi ndal goditjet që do t’i përdor kundër Brahmer, për titull të kampionit botëror”, ka thënë Krasniqi për mediat gjermane, përcjell Zëri.
27-vjeçari shton se ka ushtruar fort dhe ka bërë stërvitje të mundimshme në bjeshkë, për t’u përgatitur sa më mirë. Në anën tjetër, kampioni Brahmer synon ta mbrojë titullin. /Zëri/


