KEDS-i nuk kursen qytetarët as në motin me acar, vazhdon me reduktime
Gjilan – Sipas njoftimit të KEDS-it për shkak të ndërprerjeve të domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit më 10 dhe 11 janar 2017 do të ketë ndërprerje të energjisë nga ora 11.00 deri ora 15.00.
Më 10.01.2017 në NS 110/10kV Gjilan 5 do të shkyçet: Dalja 10kV Bresalci 1(Kodi: 63000010) prej orës 11:00 deri në ora 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Verbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i 3 shtylave TM dhe izolatorëve.
Më 11.01.2017 në NS 35/10 kV Lladova do të shkyçet: Dalja 10 kV Zhegra (61066006) prej orës 11:00 deri në ora 15:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhegra, Lladova, Llashtica (një pjesë), Shurdhan, Pidiqi, Selishta, Qeliku, Haxhtë, Isufaj, Terziaj, Demirët. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i 3 shtyllave TM dhe izolatorëve./rajonipress/


