Pas 11 muajsh, Basha rikthehet titullar dhe madje si kapiten
Migjen Basha po luan titullar kundër Lazios.
Futbollisti kosovar, Migjen Basha, është rikthyer si titullar për Torinon pas plotë 11 muajsh.
Basha ka startuar në sfidën që Torino po e luan në shtëpi kundër Lazios.
Për më tepër, Migjeni ka fituar shiritin e kapitenit duke ia bërë rikthimin edhe më të ëmbël.
Për Lazion, në bankën rezervë është kosovari tjetër, Etrit Berisha./express/


