Balaj: Në Beograd shkuam për të luajtur, por aty s’kishte futboll
Bekim Balaj e ka kujtuar tmerrin që i kishte ndodhur atij dhe shokëve të Kombëtares shqiptare, në ndeshjen ndaj Serbisë, të zhvilluar në Beograd në muajin tetor të vitit të kaluar. “Mendoj se ajo që kishte ndodhur, ishte një befasi për të gjithë, edhe pse të gjithë e dimë historinë. Mirëpo, ne shkuam për të luajtur futboll, por aty futboll nuk kishte”, ka thënë sulmuesi shqiptar për “Goal.com”.
Edhe pse UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar për Serbinë, ai beson ende në drejtësi. “Vendimi nuk është ende definitiv dhe ne sigurisht nuk e favorizojmë një vendim të tillë, por vendimi përfundimtar do të merret në prill”, përfundoi ai.
Sipas tij, kualifikimi i Shqipërisë në Evropian varet nga vendimi i CAS-it. /Zëri/


