Fundamenti

Reagojnë ashpër investitorët austriak: Ne nuk i trajtojmë punëtorët dhe punonjësit tanë si skllevër

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Duke u bazuar në prononcimet e fundit kundruall nesh, jemi të detyruar që disa gjëra t’i shtrojmë drejtë, thotë Gerhard Dummer si përfaqësues i investitorit austriak dhe partnerit privat në Kompaninë Eco-Higjiena. Një punëtor i zakonshëm në kompani fiton 280 € në muaj. Kësaj i shtohen edhe 42 € për shujte. Ne kemi gjithsejtë 820.000 € shpenzime vjetore për paga për 163 të punësuar. Këto nuk janë paga të skllevërve e megjithatë, ato paga i kemi paguar përherë në kohë të caktuar.

Punëtorët dhe punonjësit tanë nuk kanë nga 30 minuta pushim, por nga 1 orë në ditë. Ne u ofrojmë pajisjet dhe uniformat, ju përmbahemi të gjitha rregullave ligjore dhe i trajtojmë të gjithë fair dhe drejtë.

Tek ne guxon të thotë secili mendimin e vet dhe asnjëri nuk keqtrajtohet për arsye të bindjeve politike, religjioze ose arsye tjera. Përkundrazi, ne i nxisim dhe kërkojmë prej punëtorëve tanë që të kenë mendimin e tyre dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe nuk ndëshkojmë nëse e bënë një gabim.

Atë që ne kurrsesi nuk e pranojmë është atëherë kur: punëtorit i është tërhjekur vërejtja disaherëshe për mos përmbushje të detyrave, atij që kërcënon, sulmon dhe atakon ose gabime tjera të rënd bënë. Në raste të tilla ne përherë kontratat e punës i përfundojmë konform dispozitave ligjore në fuqi dhe punësojmë punëtorë të ri, ashtu siç është rasti i tanishëm.

FIDANISHTJA

Ne poashtu nuk pranojmë që një grup i vogël, të 163 punëtorëve e punonjës, pa respektuar ligjet, bllokojnë Kompaninë me makinat e saj, në mënyrë që ne të mos jemi në gjendje për të kryer detyrat tona ndaj klientëve. Kjo nuk është demokraci por, anarki dhe asnjë përfaqësues politik nuk do të duhej t‘i mbështeste sipas mendimit tim, thotë Gerhard Dummer.

Edhe po që se njerëzit do të punonin falas si skllevër, nuk është në gjendje dhe as e gatshme, asnjë kompani në kushte të tilla për periudhë afatgjate në Kosovë të investonte. Prandaj, edhe mbeten të humbura shumë vende të punës.

Ne kemi ofruar shumë propozime dhe të gjitha janë refuzuar. Ne na mbetet vetëm rruga ligjore për të rivendosur përsëri rend dhe rregull ligjor. Pa urdhrin e gjykatës apo të Kryetarit të Komunës, policia nuk ka mundësi të ndërhynë dhe të ndërprenë bllokadën e paligjshme ka thënë Gerhard Dummer në një reagim dërguar medieve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.