United Hospital

Evropa po sillet me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën “A ka migrimi alternativë” u tha se Evropa po sillet me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve. Dukagjin Gorani, opinionist, ka theksuar se Kosova është vend i vogël, por shoqëria nuk komunikon sa duhet në mes veti. Sipas tij, po del se njerëzit nuk po shohin ardhmëri në vendlindje. Ne mund t’i diskutojmë shkaqet, kurse sipas tij, të gjithë nga pak janë përgjegjës për këtë gjendje, ngase shoqëria e jonë e ka prodhuar këtë realitet.

Flamur Hyseni, profesor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, ka thënë se migrimi nuk ka datë kur fillon e kur përfundon. Ai tha se në të ndikojnë disa faktorë si ai ekonomik, social e politik. Ai tha se qytetarët po lëvizin nëpër pjesën të cilës i përkasin.

Sipas tij, migrimi po ndodh brenda territorit të Evropës. Ai tha se këtë duhet parë si pozitive. Hyseni tha se Evropa po sillet me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve, raporton rajonipress.

Këto komente janë bërë në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë me temën “A ka migrimi alternativë”?

Dardan Veliaj, ka shtruar pyetjen se përse pas 15 vite në liri nuk krijuam një shoqëri ku jetuam mirë. Ai tha se nuk e kapitalizuam përkrahjen ndërkombëtare se edhe më tej po trajtohemi si shoqëri postkofliktuale. “Ka njerëz që po pasurohen në kurriz të shoqërisë, ka shumë parregullsi, por ne si shoqëri nuk jemi aktivë, po protestojmë për shumëçka, por jo për atë për të cilën duhet protestuar. Jemi shoqëri e dorëhequr dhe shumë pasive ndaj zhvillimeve akute”.

Dukagjin Gorani, opinionist, ka theksuar se Kosova është vend i vogël, por shoqëria nuk komunikon sa duhet në mes veti. Sipas tij, po del se njerëzit nuk po shohin ardhmëri në vendlindje. Ne mund t’i diskutojmë shkaqet, kurse sipas tij, të gjithë nga pak janë përgjegjës për këtë gjendje, ngase shoqëria e jonë e ka prodhuar këtë realitet.

ARKATANA

Gorani tha se në këtë vend nuk po funksionon shumëçka. Ai tha se ne si shoqëri nuk e kemi gjetur mënyrën se si të mbajmë shtetin.
“Si shoqëri, shteti na zuri të papërgatitur. Harruam se duhet të kemi përgjegjësi për shtetin, andaj sot migrimi e shumë probleme të tjera na kthyen në gjendjen që ishim dikur”, ka thënë Gorani, derisa Xhevat Aliu, drejtor i Qendrës për Punësim në Gjilan dhe gjeograf, ka thënë se migrimi në masë është me pasoja e që më tepër për shqiptarët, ngase ai tha se ne jemi një popullatë e vogël.

Ai tha se edhe pasojat ekonomike do të jenë të mëdha, ngase mjetet e tyre i lanë rrugëve. “Është e vërtetë se ka skema subvencionimi, ka trajnime, por ato nuk kanë ndonjë vlerë të madhe për të riatdhesuarit”, ka thënë Aliu, që ka thënë se nuk krijuam raport me shtetet evropiane që kanë nevojë për fuqi punëtore.

Në këtë temë kanë folur edhe Shaban Terziu, Demir Krasniqi, Adelinë Sylejmani, Mustafë Hoxha e pjesëmarrës të tjerë.

Mustafa Hoxha inxhinier tha se klasa intelektuale në Kosovë është fajtore për situatën e krijuar. “Ndihem i zhgënjyer me shumëcka sikurse kam shumë vërejetje tek Aakdemia dhe akadamikët të cilët nuk po punojnë për të ofruar zgjodhje për popullatën” tha Hoxha.

Ismet Azizi, gjeograf ka thënë se migrimi do të vazhdojë, por jo në atë masë sa ishte dikur. Ai tha se vazhdon të ketë një skenar dhe se kjo i konvenon qeverisë dhe vendeve evropiane për shkak te shtimit natyrore te shqiptareve. Ai tha e ikje ka pas vetëm te shqiptaret derisa serbet dhe të tjerët nuk kane migruar.

Muharrem Bajrami pensionist tha se tema të tilla duhet të jenë brengë e Kuvendit të Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.