Edhe dy gola nga “bisha”, Besart Berisha
Besart Berisha vazhdon të heshtë australianët me paraqitjet e tij. Sulmuesi kosovar ka shënuar edhe dy gola për Melbourne Victoryn në ndeshjen ndaj Western Sydney. Berisha shënoi golin e parë dhe të tretë në fitoren ndaj skuadrës ku luan kosovari tjetër, Labinot Haliti.
Me këtë fitore Melbourne Vicory e merr lidershipin në Australi me 37 pikë, aq sa ka edhe Perth Glory që është në pozitën e dytë me golavarazh më të dobët./Indeksonline/


