Sinani punon edhe orëve të natës, takon banorët e lagjes “Çamëria”
Kamenicë – Situata e rënduar në lagjen “Çamëria” ka nxitur Begzad Sinanin që në orët e vona të natës së enjte të vizitojë banorët dhe të shoh nga afër gjendjen e rrugëve të plasura.
Begzad Sinani po tregohet shumë aktiv në raport me qytetarët dhe me problemet që ata kanë në teren. Pos që kërkojë nga drejtorët dhe zyrtarët e tij një zgjidhje sa më të shpejt për lagjen “Çamëria”, Sinani doli edhe vet në teren dhe takoj banorët, raporton rajonipress.
Sinani së bashku me drejtorin për Mbrojtje Shpëtim zotin Faik Rexhepi ishte në mesin e banorëve të Lagjes “Çamëria” në qytet të enjten në orët e vona.
“Vërshimet dhe rrëshqitja e dheut ka rrezikuar seriozisht tërë lagjen. Kjo lagje është në një fazë dhe gjendje të rrezikshmërisë së lartë. Do t`i drejtohemi organeve më të larta shtetërore për marrjen e masave konkrete” tha Sinani./rajonipress/


