Shaqiri tregohet modest: S’kam dëshirë t’i përzihem Mancinit në punë
Xherdan Shaqiri ka folur në konferencën për media para ndeshjes kundër Wolfsburgut.Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka folur në konferencën për media para ndeshjes kundër Wolfsburgut.
Xherdani u paraqit para mikrofonave të gazetarëve duke treguar për përgatitjet e Interit.
“Trajneri e di më së miri se si duhet përgatitur kjo ndeshje, nuk jam unë ai i i cili duhet të jap këshillë. Unë mund t’i jap ndonjë referencë për ndonjë bashkëvendës, por trajneri ka shumë përvojë dhe unë nuk mendoj se mund t’i shërbejë”, u shpreh Shaqiri, përcjell inter.it.
“Të takojë lojtarë të ndryshëm që i njoh si Klose, Benaglio, Rodriguez, Luiz Gustavo. Është mirë t’i takojë të gjithë në garat evropiane. Wolfsburgu është një skuadër komplete, është përforcuar shumë dhe po fiton shumë”, shtoi tutje kosovari.


