Gashi: Nuk e di se çka më sjell e nesërmja
Shkëlzen Gashi nuk siguron se do të qëndrojë gjatë në Basel.Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e klubit zviceran, por nuk e di nëse do të largohet në një të ardhme të afërt nga kjo skuadër.
“Unë mendoj më shumë për të tashmen, pasi nuk i dihet kurrë se çka më sjell e nesërmja. Mirëpo, dua të jem i sigurt se do ta fitoj titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës me Baselin”, u shpreh fillimisht përfaqësuesi shqiptar në një intervistë për FIFA.com, përcjell Zëri.
26 vjeçari ka realizuar 16 gola këtë edicion dhe prin në listën e realizatorëve në kampionatin zviceran. Ai synon të arrijë suksese edhe në Ligën e Kampionëve me gjigantin zviceran.
“Unë mundohem gjithmonë ta jap më të mirën për skuadrën time. Suksesi im presonal mund të them se mund të vlerësohet vetëm në fund të sezonit, edhe pse kam presion vazhdimisht. Me ndihmën e skuadrës, jam në rrugë të mirë për t’u zhvilluar në këtë rol”, vazhdoi Gashi, shkruan Zëri.
“E kam zgjedhur këtë klub për të luajtur në Ligën e Kampionëve, sepse Baseli ma jep këtë mundësi. Ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur çerekfinalen. Ne besojmë”, përfundoi ai. /Zëri/


