Kllokoti ka vazhduar me pastrimin e rrugëve nga bora
Kllokot – Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti, tha se ekipi për pastrimin e rrugëve është duke qëndruar në terren dhe është në gatishmëri për çdo eventualitet.
Reshjet e borës që kanë vazhduar gjatë natës kanë vështirësuar kalueshmërinë në rrugët e komunës së Kllokotit dhe që nga mëngjesi i sotshëm është duke vazhduar pastrimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave.
Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike, Hidajet Ahmeti, tha se ekipi për pastrimin e rrugëve është duke qëndruar në terren dhe është në gatishmëri për çdo eventualitet.
“Nga ndërhyrjet e djeshme edhe sot, nuk kemi probleme në kalueshmërinë e rrugëve, por prapë do të jemi në gjendje gatishmëria që të intervenojmë edhe në orët e mbrëmjes, nëse vazhdojnë të reshurat e borës” u shpreh Ahmeti./rajonipress/


