ARKATANA

Trajneri i Braehmerit nuk i jep shumë gjasa Krasniqit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i boksierit gjerman, Juergen Braehmer, vlerëson se Haxhi Krasniqi nuk ka teknikën dhe përvojën për të fituar përballjen më 21 mars në Rostock.Krasniqi do të luftojë për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA kundër gjermanit Brahmer, që mban këtë titull.

“Do të jetë një përballje dukshëm më e fortë se ajo e kaluara për Brahmerin. Krasniqi nuk është rastësisht sfiduesi numër një në versionin WBA dhe me këtë edhe ka merituar të drejtën për të luftuar kundër kampionit”, ka thënë trajneri Karsten Roewer, transmeton koha.net.

“Në takimin që patëm në janar në konferencë për media ai më dha përshtypje se ka vetëbesim të madh. Mirëpo, vetëbesimi dhe shpirti luftarak nuk mjaftojnë kundër një Juergen Braehmeri”, shtoi ai.

“Ai, në teknikë dhe në përvojë është dukshëm prapa Braehmerit. Përparësitë janë dukshëm në anën tonë. Po ashtu epërsi është edhe që meçi mbahet në Rostock, në vendlindjen e Brahmerittë martën”, tha mes tjerash Roewer.

Uji Dea

Braehmer 36-vjeçar në boksin profesionist ka 45 fitore (33 KO) e dy humbje.

Krasniqi 27-vjeçar ka 43 fitore (16 KO) e tri humbje.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.