Hidromorava

Deponia në Kllokot mund të shuhet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Duke ditur që deponia ilegale që funksionon që më shumë e katër vite, Hidajet Ahmeti, Drejtor i administratës dhe Shërbimeve publike në Komunën e Kllokotit, nuk përjashton mundësinë për të intervenuar për shuarjen e kësaj deponie gjithherë brenda suazave ligjore.

Ahmeti pohon se në bashkëpunim me Inspektoratin e Komunës, ka përdorur të gjitha rrugët ligjore për të shuar këtë deponi, e cila funksion pran biznesit”Nana Naile”dhe bën aktivitet të jashtë ligjshëm duke bartur mbeturinat nga vendi i deponimit.

“Duke ditur rrezikshmërinë për shëndetin e qytetarëve apo shpërndarjen e ndonjë epidemie, e cila mund të jetë vdekjeprurëse, dhe nga kjo është e domosdoshme që institucionet e komunës të përdorin rrugët ligjore që ta pushojmë së funksionuari këtë deponi” ka thënë Ahmeti për rajonipress.

United Hospital

“Kam bërë përpjekje të vazhdueshme që nga ardhja në pozitën e drejtorit që një vit e më shumë, duke i bërë tri e më shumë shkresa zyrtare, por në të njëjtën kohë kam pasur takime më zotëri Navosella, por përveç fjalëve, fatkeqësisht nuk ka asgjë konkrete nga biznesi në fjalë”u shpreh Ahmeti.

Ahmeti thotë se përsëri do të bëj përpjekje në bashkëpunim me Inspektoratin e Komunës që deponia e jashtë ligjshme të pushoj së funksionuari dhe të futet nën menaxhimin e Komunës sikur të gjitha bizneset tjera që monitorojnë brenda territorit të Komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.