UBT

Komuna dhe Caritas Kosova, fillojnë bashkëpunimin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi dhe shefi i personelit Faton Biqkaj, kanë pritur sot në një takim të përbashkët përfaqësuesin e Caritas Kosova Arben Keka, dhe koordinatoren e HandiKOS në Kamenicë Hyrmete Morina. Qëllimi i këtij takimi ishte fillimi i procedurave për themelimin e Grupit Ndërsektorial i cili do të veprojë në fushën e aftësisë së kufizuar.

Sipas Arben Keka, menaxher i këtij projekti, këto grupe janë themeluar në shumicën absolute të Komunave të Kosovës dhe kanë për qëllim Koordinimin më të mirë në mes të drejtorive komunale dhe organizatave që merren me këto çështje. Grupi do të ketë në përbërje përfaqësuesit e Drejtorive të Shëndetësisë, Arsimit, Urbanizmit, përfaqësues të HandiKOS dhe përfaqësues të njësisë për të drejtat e njeriut.

United Hospital

Nënkryetari Fatmir Matoshi i ka siguruar mysafirët se komuna do të jetë e përkushtuar në themelimin e këtij grupi, dhe ka kërkuar nga Caritas Kosova që të mbështes këtë grup në hartimin e Planit lokal të veprimit. “Edhe në vitin e kaluar ashtu sikurse edhe këtë vit Komuna i ka dhënë mbështetje të fuqishme aftësisë së kufizuar dhe ka ndarë buxhet të veçantë për këtë kategori dhe njëjtë do të veprojmë edhe në të ardhmen” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.