Fundamenti

Sigurimi i Lutës kërcënon asambleistin e PDK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit Riad Rashiti sot është kërcënuar në zyrën e komunës nga sigurimi i Lutfi Hazirit, Isuf Baftjari i punësuar pa konkurs dhe me kontratë në vepër. Ky asambleist kishte shkuar zyrtarisht me kërkesë zyrtare për qasje në dokumente publike dhe me ftesë të UD të drejtorit për buxhet dhe financa.

Me këtë rast është marr edhe Policia e Kosovës në Gjilan, ku pas marrjes në pyetje, rastin e ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, raporton rajonipress.

Ismet Hashani tha për rajonipress se dy persona zyrtar janë sjellur në stacionin policor në Gjilan, dhe jemi në pritje të prokurorit i cili do të vendos për rastin pas ankesës për kanosje që ka dhënë Riad Rashiti.

Pas kësaj ngjarje asambleisti i PDK-së Riad Rashiti ka deklaruar për rajonipress, se nuk është rasti i parë që merr kërcënime nga njerëz të afërt të kryetarit të komunës Lutfi Haziri.

UBT

Ai thotë se ka drejtuar disa kërkesa për qasje në dokumente publike nëpër institucionet komunale të Gjilanit edhe ndaj vet kryetarit të komunës, i cili në asnjë kërkesë nuk është përgjigjur.

Ndërsa kërkesa e fundit për qasje në dokumente publike është pranuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, e cila më ka ftuar dje edhe sot që të marr informatat dhe raportet e kërkuara. Por kjo siç duket e pengoi jashtëzakonisht shumë kryetarin e komunës Lutfi Haziri.

Kryetari i komunës po i frikohet transparencës në punën dhe qeverisjen e tij. Fatkeqësisht ai nuk po udhëheq me institucionet komunale, por këtë ia ka lënë në dorë klanit të tij mafioz, nga i cili kanë frikë shumica absolute edhe e zyrtarëve komunal, kjo u dëshmua edhe sot, kur sigurimi i tij pengoi zyrtarin komunal për të kryer detyrën në vendin e tij të punës tha Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.