Shënon Asllani, fiton Suedia
Kosovare Asllani ka shkëlqyer në fanellën e Përfaqësueses së Suedisë. Futbollistja kosovare ka shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj Kinës, në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma, në turneun Algarve Cup, që po mbahet në Santo Antonio të Portugalisë, shkruan Zëri.
Sulmuesja e Paris Saint-Germainit e hapi serinë e golave në minutën e katërt, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A ndaj kinezeve, në turneun e parvjetshëm.
Ndërkaq, për skuadrën skandinave më pas shënoi edhe Lotta Schelin, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Sofia Jakobsson, për ta mposhtur portieren kineze, Wang Fei. /Zëri/


