FIDANISHTJA

Hysen Ymeri fiton betejën edhe në Gjykatën e Apelit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Hysen Ymeri, ish shef i Zyrës së Ofiqarisë në Komunën e Vitisë, është liruar nga akuzat për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Ymeri akuzohej se në vitin 2008 kishte sulmuar zyrtarë të kësaj komune, pasi ata e kishin njoftuar se duhej ta ndërronte zyrën. Por kundër këtij vendimi të Gjykatës Komunale në Viti ishte ankuar Prokuroria e Gjilanit dhe tani së fundit Gjykata e Apelit sërish e shpall të pafajshëm Hysen Ymerin.

Hysen Ymeri ka fituar edhe betejën ne fundit në Gjykatën e Apelit, pas ankesës që kishte ushtruar Prokuroria Themelore e Gjilanit. Gjyqtari në Gjykatën Komunale në Viti Skender Shefkiu e kishte shpallur të pafajshëm Hysen Ymerin për veprën penale pengim i personit zyrtar, por ndaj këtij vendimi ishte ankuar Prokuroria e Gjilanit, raporton rajonipress.

Gjykata e Apelit e kryesuar nga Shqipe Qerimi ka marrë aktgjykim që ta shpall të pafajshëm Hysen Ymerin dhe ta vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë duke e hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kurse aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan – dega në Viti vërtetohet” thuhet në arsyetimin e Gjykatës së Apelit.

ARKATANA

Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se Kolegji i Gjykatës e ka studiuar dhe vlerësuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë, gjithashtu ankesën e prokurorisë si dhe shkresat e lëndës dhe ka ardhur në përfundim se Gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike duke proceduar të gjitha provat në këtë çështje penale. Me asnjë veprim të ndërmarrë nga i akuzuari nuk vërtetohen elementet qenësore të veprës penale. Andaj Gjykata e shkallës së parë ka vendosur drejtë kur të akuzuarin e ka liruar nga akuza në mungesë të provave sepse nuk është vërtetuar se e ka kryer veprën për të cilën është akuzuar. Andaj Kolegji konstaton se ankesa e prokurorisë së Gjilanit është e pa bazuar” thuhet në aktgjykimin e Shqipe Qerimit.

Ndërsa vet Hysen Ymeri i cili kishte trokitur në të gjitha instancat gjyqësore për ta vërtetuar pafajësinë thotë për rajonipress se ishte viktimë e bandave të parapolitikës në Viti. “Unë isha viktimë sepse me çdo kusht jam munduar t`i parandalojë veprimet inkriminuese që bënte Daut Xhemajli me kompaninë e tij. Fatkeqësisht Prokuroria e Gjilanit ka ra nën ndikimin e Daut Xhemajlit dhe realisht ata më kanë hyr në hak dhe heshtja e Gjykatës Komunale në Viti për pesë vite. Për të gjitha këto padrejtësi unë do të kërkojë dëmshpërblim, por edhe do të ushtrojë ndjekje penale ndaj prokurorisë së Gjilanit” tha Ymeri.

Ndryshe sipas propozim akuzës, Hysen Ymeri, ish-shef i Zyrës së Ofiqarisë në Komunën e Vitisë ngarkohej për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pasi në vitin 2008 kishte sulmuar drejtues të lartë të kësaj komune kur ata i kërkuan të ndërronte zyrën.

Sipas aktakuzës Hysen Ymeri e kishte sulmuar me fjalë të rënda, fyerje, e edhe fizikisht, Daut Xhemajlin, ish-nënkryetarin e Komunës së Vitisë Xhevat Bislimin dhe vetë Nexhmedin Arifin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.