UBT

Reuters kujton krimet e Millosheviqit: Nuk do të emërtohet rruga me emrin e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar serbët të hënën që të mos vazhdojnë me vendimin për të emëruar një rrugë me emrin e Sllobodan Millosheviqit, ndërhyrja e të cilit në Kosovë nxiti luftën me NATO-n më 1999. Rreth 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe pothuajse 1 milion të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës brutale të kryer nga forcat serbe nën urdhrat e Millosheviqit më 1998-99, para se NATO të intervenonte me sulme ajrore që zgjatën 78 ditë pas së cilës Kosova mori rrugën e saj drejt pavarësisë e cila u shpall më 2008.

Nëntëdhjetë për qind e popullatës së re prej 1.8 milionë banorësh janë shqiptarë, por një pakicë serbe vazhdon të mbetet në Kosovë.

Vendimi që një komunë serbe të emëronte një rrugë me emrin e Millosheviqit, u prit ashpër edhe nga popullata por edhe nga qeveria.

Fundamenti

“Për qeverinë e Kosovës, një vendim i tillë është i papranueshëm”, ka thënë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal për Reuters, transmeton Koha.net.

“Ne presim nga kuvendi komunal i Ranillugut që të ulet dhe të ndryshojë vendimin, dhe nëse kjo nuk ndodhë, atë herë do të ndërmarrim veprimet e nevojshme në bazë të ligjit”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Komunal të Ranillugut, Sasha Aleksiq, ka thënë se vendimi është sistemuar “për diskutime të mëtejshme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.