Hazbije Myrtaj – Kallaba zgjidhet kryesuese e re e grupit të grave komunale
Kamenicë – Në bazë të rregullores për grupin e grave komunale sot është zgjedhur kryesuesja e re e grupit të grave komunale. Hazbije Myrtaj- Kallaba do të jetë tashmë kryesuesja e re e cila do të drejtoj këtë grup të grave.
“Do të përpiqem me përpikëri që të jap kontributin tim në përforcimin për fuqizimin e vendimmarrjes së gruas” tha veç tjerash kryesuesja Kallaba.
Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i komunës z.Begzad Sinani. Sinani përshëndeti punën e grupit të grave që janë duke e bërë në komunën e Kamenicës, në të mirë të përmirësimit të gruas në vendimmarrje të tyre. “Mbështetja e kryetarit të komunës nuk do të mungoj asnjëherë, me qëllim që të përmbushen objektivat dhe qëllimet e grupit të grave komunale”, tha veç tjerash Sinani./rajonipress/

