Fundamenti

Nisma kërkon nga Presidentja nisjen e hetimeve për “komplotin” kundër Limajt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nisma për Kosovën i ka kërkuar zyrtarisht presidentes Atifete Jahjaga që të nisë një proces hetimi për, siç e çuan ata, komplot kundër shefit të partisë, Fatmir Limaj, për të cilat ka shkruar dy ditë radhazi “Koha Ditore”. Nisma kërkon nga presidentja që të formojë një trup hetues, i cili do t’i ndriçonte të gjitha pretendimet e ngritura në këtë rast.

Pavarësisht se javën e kaluar “Koha Ditore” publikoi detaje të një komploti për dënimin e Fatmir Limajt në rastin “Kleçka”, institucionet vazhdojnë të heshtin, raporton KTV.

Deri tashti nuk ka folur asnjë institucion, e as përfaqësues i atyre të drejtësisë.

Kjo heshtje ka shtyrë Nismën për Kosovën që të kërkojë nga presidentja nisjen e hetimeve për këtë rast.

Nisma beson se presidentja mund të kërkojë një hetim të detajuar mbi të gjitha dyshimet e ngritura në një shkrim të gazetës “Koha Ditore”, në të cilin u publikuan fakte sesi PDK-ja dhe ish-shefi i EULEX-it planifikonin një komplot për dënimin e Limajt nën akuzat për krime të luftës.

HW

Në shkrimin e publikuar nga gazeta “Koha Ditore” bëhen të ditura detajet se si një zyrtar i EULEX-it kishte njoftuar BE-në për komplotin që po bëhej kundër Limajt, me qëllimin kryesor eliminimin politik të tij.

Për më shumë, zyrtari pretendonte se PDK-ja, Brukseli dhe ish-shefi i EULEX-it, Bernd Borchard, donin ta dënonin Limajn në mënyrë që të dobësohej edhe blloku VLAN që ishte krijuar pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, transmeton Koha.net.

Për gjithë këto, zyrtari kishte kërkuar mbrojtje ligjore për të denoncuar rastin.

Por, kjo mbrojtje nuk i ishte ofruar atij. Rrjedhimisht ai nuk ka shkuar më tej me denoncimin e rastit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.