ARKATANA

Konfirmon Lenjani: Presidentja pritet ta vizitojë edhe Karaqevën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë ka një kohë të gjatë që i shkruan presidentes që ta vizitojë Karaqevën. Tani së fundit Lenjani tha se është kontaktuar nga kabinetit i presidentes dhe i është thënë se gjatë muajit në vijim Jahjaga mund të vizitojë Karaqevën.

Selver Lenjanit më në fund po i realizohet ëndrra që dikush nga personalitetet me ndikim ta vizitojë Karaqevën.

Edhe pse i kishte shkruar Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, të gjithë deputetëve askush dhe asnjë funksionar i lartë nuk e ka vizituar Karaqevën deri tashti përkundër problemeve të mëdha që ka brezi kufitar, raporton rajonipress.

Madje, Lenjani është i zhgënjyer dhe i befasuar nga heshtja totale e Ombudspersonit të Kosovës. “Nuk e di ai njeri se çfarë bënë dhe si e arsyeton pagën e popullit, por kurrë asnjëherë nuk e pa të udhës ta vizitojë Karaqevën” shprehet Lenjani.

Hidromorava

Megjithatë, Lenjani ka marrë një telefonatë nga kabineti i presidentes Jahjaga gjatë fundjavës. “Më kanë kontaktuar kabineti i presidentes dhe më kanë konfirmuar se brenda muajit ajo mund të vije në Karaqevë. Jam i kënaqur me këtë përgjigje sepse presidentja u ka borxh banorëve të brezit kufitar sepse asnjëherë nuk është kujdesur që edhe ky territor të ndjehet se është pjesë e Kosovës” shprehet Lenjani.

Selver Lenjani thotë banorët me padurim presin këtë takim. “Nuk kryhen të gjitha punët me një vizitë, por së pakut banorëve tu jepet një përkrahje morale” thotë ai derisa shton se nuk ka institucion në Kosovë vendor e ndërkombëtar që nuk i ka njoftuar me problemet e shumta që kanë banorët e brezit kufitar në Karaqevë.

Lenjani është takuar me presidenten (foto) dhe thotë se atëherë kishte marrë përkrahje nga ajo ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.