Januzaj: Do të luaj ku të më kërkojë trajneri
Adnan Januzaj është i gatshëm të luajë në pozita të ndryshme nën urdhrat e Louis van Gaal, me qëllim që të luajë sa më shumë për Manchester Unitedin.20-vjeçari ishte fantastik në edicionin e kaluar, mirëpo zhvillimi i tij ka pësuar ngecje këtë sezon, pasi që strategu holandez po luan me sistemin 3-5-2, në të cilin nuk përshtatet loja e shqiptarit.
Mirëpo, Januzaj që ka bërë 18 paraqitje këtë sezon (vetëm tetë nga minuta e parë), thotë se do të luajë në cilëndo pozitë që ia kërkon trajneri.
“Loja ime ka të bëjë me përpjekjet për t’i bërë gjërat të ndodhin… Pozita ime e preferuar është si anësor ose si numër 10”.
“Këtu ka shumë lojtarë dhe unë mund të luaj në role të ndryshme – është vetëm çështje e shfrytëzimit të rasteve (për të luajtur)”, ka deklaruar Adnani që ndihet mirë edhe në pozitën e mesfushorit të majtë. /Telegrafi/


