Mustafa: Gjykata Speciale do ta vërtetojë se lufta e UÇK-së ishte e pastër
Kryeministri Isa Mustafa përsëriti se dyshimet e pretenduara ndaj disa individëve nuk duhet të trajtohen si dyshime ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë vizitës në Kaçanik, Mustafa tha se krijimi i Gjykatës Speciale do ta vërtetojë një herë e përgjithmonë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.
“Themelimi i Gjykatës Speciale është në të mirë të Kosovës, pasi kjo do t’i jap fund dyshimeve për krime të disa individëve në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova nuk guxon të lejojë që asnjë njollë të vihet mbi emrin e UÇK-së.
“Emri i Kosovës, emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, emri i qytetarëve, i grave dhe burrave që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare duhet të pastrohet, duhet të kultivohet dhe duhet të respektohet dhe nuk duhet të lëmë që asnjë njollë të vihet mbi po këtë emër”, tha Mustafa.


