PDK e LVV akuzojnë zyrtarët komunal për neglizhencë pas reshjeve të borës
Viti – Dega e PDK-së në Viti reagon lidhur me gjendjen e rënduar të rrugëve në gjithë territorin e komunës së Vitisë. Institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Viti pas reshjeve të dendura të borës nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe si pasojë e kësaj gjendje në shumicën e rrugëve është vështirësuar tej mase qarkullimi i automjeteve dhe po ashtu edhe gjendja e trotuareve është e keqe dhe po rrezikohet jeta e këmbësorëve.
Gjendja e vështir është pothuajse në çdo fshat të komunës së Vitisë dhe si pasojë e kësaj edhe shumë lagje janë plotësisht të bllokuara nga dëbora. Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në qytet ku rrugët dhe trotuaret janë plotësisht të pa pastruara.
Dega e PDK-së në Viti kërkon që urgjentisht të shpallet gjendja emergjente dhe të mobilizohen të gjitha institucionet përgjegjëse në mënyrë që sa më parë t`ju dilet në ndihmë gjithë qytetarëve.
Edhe LVV në Viti ka reaguar rreth gjendjes së krijuar. Në reagimin e tyre thuhet.”Ne, si Lëvizje VETЁVENDOSJE! qendra nё Viti, ndihemi tejet tё shqetësuar me gjendjen e rënd tё rrugëve nё qytetin tonë. Aktualisht gjendja e rrugëve nё gjithё fshatrat e komunёs Vitisë ёshtё e pamundshme për tё qenë lehtë e kalueshme prej borës së madhe e cila gjendet nё rrugë. Pothuaj tёrё rrugët përbrenda komunës sonë, funksionojnë vetëm nё njё korsi dhe kjo po bёhet falё automjeteve tё shumta që po lëvizin nё vazhdimësi.
Komuna e Vitisë, si duket edhe kësaj radhe ёshtё gjetur e papërgatitur dhe jo nё kohë tё duhur pёr tё dhën mirëmbajtje tё drejt dhe serioze. Andaj ne si Lëvizje VV kërkojmë prej organeve kompetente-komunale tё cilat janë edhe përbrenda obligimit ligjorë, qё tё bёjnё hapjen e tyre prej borës dhe qё kalimi tё jetë i qasshëm për tё gjithë, në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme.
Njëherit thirrje bëjmë edhe për kompaninë rajonale që të mirëmbajë gjendjen e rrugëve, sidomos të bëjë lehtë të kalueshme rrugën Viti-Gërlicë, e cila aktualisht është në gjendje tejet të rënd.
Shpresojmë që kërkesa jonë të gjejë hapësirë të konsiderueshme dhe të shndërrohet në veprim praktik thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/


