Hidromorava

VV në Dardanë: Të shkarkohet Gradimir Mikiq

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Dardanë, me shqetësim dhe indinjatë të thellë e ka pritur deklaratën e Kryetarit të Komunës së Ranillukut. “Lista Serbe” si instrument i politikës së Beogradit në Kosovë vazhdimisht po na dëshmon orientimin e politikës së saj antishqiptare.

Lëvizja VV me kohë ka treguar për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga ky subjekt politik, që mundësinë e operimit të tyre në Kosovë ua dha Hashim Thaçi me marrëveshjet e Brukselit thuhet në reagimin e kësaj qendre, raporton rajonipress.

Mikiqi provokon edhe më tej kur propozon emërtimin e një rruge në komunën që ai drejton me emrin e kryekriminelit, shkaktarit të gjenocideve në Ballkan, Sllobodan Millosheviq.

Uji Dea

Ne përshëndesim vendimin e Kryetarit të Komunës së Dardanës, Begzad Sinani, si hapin e parë për të ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e mundshme me Kryetarin e Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq.

Ia përkujtojmë Kryetarit Sinani që hapi i dytë është ngritja e padisë në prokurorin e shtetit ndaj provokatorit Mikiq. Hapi i tretë i përket MAPL-së, që të merr masa dhe ta shkarkojë Mikiqin për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe për prishjen e raporteve ndëretnike në Anamoravë thuhet në reagim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.