United Hospital

Xhaka po e jeton ëndrrën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Taulant Xhaka po e shijon ëndrrën e fëmijërisë. Ai me Baselin po e kërkojnë kualifikimin historik për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Javën e ardhshme e luajnë ndeshjen e kthimit me Porton. Takimi i parë u mbyll 1:1 në Basel.

“Gjithmonë i shikoja ndeshjet në TV dhe luaja PlayStation, kurse tani jam pjesë e saj. Është gjëja më e mirë që mund ta imagjinojë një lojtar. Kjo ndjenjë të motivon shumë”, tha 23-vjeçari për uefa.com, transmeton Gazetaolle.com.

Ai synon të vazhdojnë aventurën e tyre edhe pas sfidës me Porton. “Synimi ynë është të fitojmë ndaj Portos dhe të shkojmë në tetë skuadrat më të mirë, për ta shkruar historinë”.

Hidromorava

Mesfushori i Kombëtares shqiptare lavdëroi portugezët. “Presioni që kemi është pozitiv, nuk mendoj se është negative. Është më shumë rreth motivit, adnaj duam të japim 200 për qind. Porto ka lojtarë të shpejtë, sidomos në sulm dhe ata kanë lojtarë cilësor. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi shumë mirë”.

Ish-lojtari i Grasshopersit është bërë njëri nga lojtarët kryesor të Baselit, që prej ardhjes së Paulo Sousas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.