Gashi nuk ka të ndalur, dridh sërish Zvicrën
Shkëlzen Gashi ka vazhduar të shënojë për skuadrën e tij Basel.Sulmuesi i Baselit, Shkëlzen Gashi ka shënuar edhe një gol tjetër për skuadrën e tij Basel në ndeshjen kundër Thunit.
Gashi me mjeshtri u ka ikur tre lojtarëve dhe portierit, për të shënuar më pas në golin e zbrazët.
Shijojeni magjinë e radhës nga Gashi.
Gashi e tepron, shënon sërish
Shkëlzen Gashi ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Thunit.
Shkëlzen Gashi nuk k atë ndalur, pasi ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen që po zhvillohet kundër Thunit.
Gashi që shënoi golin e parë në minutën e 45-të, tashmë ka shënuar edhe golin e dytë të tij dhe të tretin për Baselin në këtë takim.
Me këto dy gola Gashi ngritët në kuotën e 18 golave këtë edicion, 9 më shumë se sa ndjekësi më i afërt Berat Sadik me 9 sosh.


