ARKATANA

Haxhi Krasniqi pret mbështetje nga shqiptarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Haxhi Krasniqi pret që në meçin ndaj Jurgen Brahmer, i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBA, të ketë mbështetje nga tifozët shqiptarë, të cilët nuk e lënë anash kurrë.

“Rostocku është shtëpi e Brahmer, por, për mua më e rëndësishme është Gjermania, tifozët nga Bavaria, nga Kosova dhe nga e gjithë Evropa, që i kanë rezervuar biletat. Unë jam i gatshëm, është një sfidë e vështirë, pasi do ta kem përballë një kampion bote. Ka pak njerëz që janë të aftë të ecin mbi flakë. Ai jam unë. Në një formë të tillë, fizikisht dhe mentalisht, s’kam qenë kurrë”, ka thënë boksieri kosovar në një intervistë për “ovb-online.de”, përcjell Zëri.

United Hospital

Ai e kujton edhe të kaluarën, se sa ishte munduar për të ardhur deri tek kjo ditë. “E kam nisur nga asgjë, karrierën amatore, pa promotor, siç e kam tash Ulf Steinforthin. Në vitet e para të karrierës, shtrihesha në krevat, i dërrmuar dhe pyesja nëse kjo që jam duke e bërë ka sens. E kam dashur vetëm këtë sport, duke hequr dorë nga gjithçka. Pa rrezikuar, nuk do të bëja asgjë. 21 marsi është dita ime, do të jem njeriu më i lumtur në botë, dua që jeta ime të ndryshojë komplet. Por, në karakter dhe ambient, do të mbetesha i njëjti”, vazhdoi Krasniqi. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.