Izolohet nga bora fshati Çelik, komuna në gjumë
Gjilan – Shefket Bajrami aktivist nga fshati Çelik tha se trashësia e borës ka arritur mbi 1 metër në këtë fshat derisa banorët kanë mbetur të ngujuar për shkak të bllokimit të rrugës.
Në Karadak bora ka arritur mbi një metër. Në fshatin Çelik banorët e mbetur tashmë janë izoluar për shkak të bllokimit të rrugës.
Shefket Bajrami aktivist nga ky fshat tha për rajonipress se askush nga komuna e Gjilanit nuk ka dalur ta pastrojë rrugën dhe t`i ndihmojë banorët e ngujuar. “Ata janë në gjumë, e ne jemi në hall nga rruga e bllokuar” tha Bajrami./rajonipress/


