Afrim Shala ushtron detyrën e kryetarit në Gjykatën Themelore të Gjilanit
Gjilan – Në mungesë të kryetarit, detyrën e ushtron nënkryetari i gjykatës Afrim Shala, kështu që gjykata vazhdon të funksionoj normalisht pa kurrfarë problemi ka thënë Sabit Shkodra zëdhënës për informim në Gjykatën e Gjilanit.
Afrim Shala do të ushtrojë detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit në mungesë të Zyhdi Hazirit. Afrim Shala është një gjykatës me përvojë dhe me një eksperiencë të madhe.
Deri tani vetëm Gjykata Themelore e Gjilanit ka mbetur pa e zgjedhur kryetarin e saj pasiqë Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shtyrë procesin pasiqë asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e mjaftueshme.
Megjithatë Aziz Shaqiri mund të mbetet kandidati më serioz dhe më kredibil për postin e kryetarit të Gjykatës në Gjilan./rajonipress/


