ARKATANA

Sadiku do ta refuzonte edhe Turqinë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Loret Sadiku, mbrojtësi i ekipit turk, Kasimpasa, është krenar që luan për përfaqësuesen e Kosovës.

Njëri ndër mbrojtësit më të mirë kosovar, Loret Sadiku është krenar që përfaqëson Kosovën. Madje, mbrojtësi i ekipit turk, Kasimpasa do ta refuzonte edhe një ftesë nga Turqia vetëm që të luaj për ekipin e Albert Bunjakit.

“Nuk mendoj për të ndryshuar ekipin kombëtar. Më parë kam bërë kalimin nga Suedia te Shqipëria. Më pas fillova të luaj për Kosovën. Të luajturit për Kosovën më jep lumturi dhe krenari”, ka deklaruar Loret Sadiku për Meydan Net, përcjell Express/

Eco Higjiena

“Sigurisht që kam rrënjë turke në prejardhjen time, por unë e ndjej veten kosovar, ndaj nuk besoj se do ta braktis atë fanellë”, ka deklaruar ish mbrojtësi i skuadrave suedeze, Värnamo dhe Helsingborgs IF.

Sadiku është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga FIFA për të luajtur për Kosovën në ndeshje zyrtare. Ai duhet ta marr këtë leje, pasi më herët ai ka marrë lejë për të braktisur Suedinë për Shqipërinë. /Express/