United Hospital

Nëse Serbia vepron kështu, dialogu me të s’ka më kuptim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë të enjten se arrestimet e zyrtarëve të Kosovës mbi bazën e fletarrestimeve serbe janë kryekëput politike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se Serbia nëpërmjet kësaj loje të ndyrë është duke tentuar ta diskreditojë Kosovën dhe shtetësinë e saj në arenën ndërkombëtare. “Unë i shoh dy mesazhe në këtë situatë. I pari, Serbia vazhdon lojën politike duke e minuar procesin e dialogut dhe duke e minuar autoritetin e Kosovës. I dyti, Serbia para syve të opinionit ndërkombëtar dëshiron ta diskreditojë Kosovën dhe shtetësinë e saj duke provuar ta paraqesë lidershipin e saj politik kinse me njerëz që janë të inkriminuar ose që janë përgjegjës për veprime të cilat, sipas së drejtës ndërkombëtare, janë vepra të pavjetërsueshme siç janë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet kundër paqes”, ka deklaruar Hoti.

Fundamenti

Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës ta trajtojnë seriozisht çështjen e këtyre fletarrestimeve. Sipas Hotit, kjo çështje urgjentisht duhet të futet në agjendën e dialogut të Brukselit. “Mendoj se si fenomen çështja e arrestimeve duhet të trajtohet shumë seriozisht nga autoritetet e Kosovës. Të paktën do të duhej të bënim trysni që çështja në fjalë të vendoset në agjendën e bisedimeve dhe këto veprime përfundimisht të ndalohen. Justifikimet e Serbisë, se këto janë punë të organeve gjyqësore, janë qesharake”, është shprehur ai, duke shtuar se Brukselit duhet t’i bëhet me dije se ka s’përputhje në mes të veprimeve praktike dhe retorikës së Serbisë. “Jemi shumë të vonuar në këtë çështje. Këtë duhet ta adresojmë urgjentisht e jo ta negociojmë, por të kërkojmë që veprimet e tilla të ndërpriten, në të kundërtën ajo që njihet si dialog për normalizim të raporteve, nuk ka kuptim. Nuk mund të flasim në të njëjtën kohë për normalizim të raporteve dhe po në të njëjtën kohë të ndërmerren veprime inkriminuese siç është ky ndaj z. Haradinaj dhe ndaj zyrtarëve të tjerë më herët. Kemi një s’përputhje në mes të veprimeve praktike dhe retorikës së Republikës së Serbisë. Kjo duhet të vihet sa më shumë në pah. Pra, t’i bëhet me dije Brukselit që të merren masa ndaj Serbisë”, ka theksuar Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.