Behrami, kryesori i Hamburgut
Edhe pse nuk luajti qe një kohë, shkaku i një operimi në gju, Valon Behrami është një futbollist shumë i rëndësishëm i Hamburgut, mbase edhe lider i këtij ekipi, në të cilin ishte transferuar gjatë vetës së kaluar nga Napoli.
Madje, ai konsiderohet lider i ekipit, nga trajneri i Hamburgut, Joe Zinnbauer. Ky i fundit ka shpreh admirim për reprezentuesin e Zvicrës, duke potencuar se prezenca e Behramit në fushë nënkupton siguri të madhe për gjithë Hamburgun.
“Behrami është lideri im. Ai është kryesori në fushë. Nuk u frikësohet dueleve, vetëm e vetëm që ta fitojë topin në fushë. Dhe këtë e arrin me sukses.Ai është fitues i madh”, ka deklaruar Zinnbauer. Behrami është i gatshëm t’u kthehet fushave, pas operimit në gju. Prejse u transferua në Hamburg, është paraqitur në 16 ndeshje. Hamburgu po lufton për mbijetesë. /Zëri/


