Mira Janji vjen më e nxehtë se kurrë!
Dielli i pranverës ka filluar të dal, por tek pas disa javësh pritet që vapa ta rrëmbej vendin.Për këtë është duke u përkujdesur këngëtarja jonë e njohur Mira Janji. Ajo sapo ka përfunduar dy këngë të reja ndërkaq videoklipet e tyre do të realizohen gjatë këtyre ditëve.
Sipas “Kosovarës” Mira do të na sjell klipe të papara deri më tash, ku pos zërit të saj biondina bukuroshe do të shfaq edhe hiret e saja trupore.
Këngët titullohen “Summer” ndërsa tjetra “Dashuri për ty” e cila është duet më një këngëtar, dhe do të jetë befasi për fansat e saj.
Mira ka mbushur të gjitha “armët” e saja dhe pritet të godas tregun e muzikës shqiptare!/ Kosovarja/


