Hetemaj, para Messit e Ronaldos
Përparim Hetemaj është lojtari më i fauluar në 5 ligat më të mëdha evropiane.
Mesfushori kosovar, Përparim Hetmaj është lojtari më i fauluar në 5 ligat e mëdha evropiane, madje edhe më shumë se sa Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi, shkruan mtv.fi.
Hetemaj në 23 ndeshje është fauluar plot 105 herë, 16 herë më shumë se Juan Cuadrado që gjendet në vendin e dytë.
Leo Messi është fauluar 54 herë në 25 ndeshje, ndërsa lojtari më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo vetëm 35 herë.
Hetemaj po ashtu ka luajtur nga 90 minuta në të gjitha këto 23 ndeshje për skuadrën e tij Chievo.


