Krasniqi, i bindur se do të bëhet kampion bote më 21 mars
Rostock – Boksieri junikas Haxhi Krasniqi është optimist se më 21 mars do të realizojë ëndrrën e tij dhe do të fitojë titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Krasniqi më 21 mars në Rostock të Gjermanisë do të përballet me gjermanin Juergen Braehmer për titullin e botës në versionin WBA.
Qysh tash të dy boksierët kanë nisur luftën verbale, shkruan koha.net.
“Unë do të realizoj ëndrrën time dhe në arenën në Rostock do të dal kampion. E ardhmja në kategorinë gjysmë të rëndë më përket mua”, ka thënë Krasniqi, përcjell “ran.de”.
“Me gjithë respektin për moshën dhe për sukseset e Juergen Braehmerit, është koha për një ndryshim të gjeneratës”./koha/


