Eko Higjiena

Drejtësia kriminale dërrmon qytetarët

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Neglizhenca e rasteve të caktuara për t’i gjykuar nga gjykatat e vendit flet për mosfunksionimin dhe koordinimin e punës së tyre sipas rregullit dhe përgjegjësive, duke treguar kësisoj joprofesionalizëm dhe mosguxim të gjyqësorit për t’u përballur me gjykimin e rasteve të caktuara.

PASOJAT E MOSFUNKSIONIMIT TË HALLKAVE TË DREJTËSISË

Sistemi i papërgjegjshëm merr në qafë njerëzit,shkruan gazeta Kosova Sot.

Neglizhenca e rasteve të caktuara për t’i gjykuar nga gjykatat e vendit flet për mosfunksionimin dhe koordinimin e punës së tyre sipas rregullit dhe përgjegjësive, duke treguar kësisoj joprofesionalizëm dhe mosguxim të gjyqësorit për t’u përballur me gjykimin e rasteve të caktuara. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe, të cilët kanë vënë në dilemë profesionalizmin e gjykatave të Kosovës në trajtimin e rasteve të caktuara, që ngreh Prokuroria e Shtetit. As kjo e fundit nuk qëndron më mirë në këtë drejtim, derisa si rrjedhojë e këtij mosfunksionimi të hallkave të sistemit bën që edhe drejtësia të humbet diku ‘përgjatë’ rrugës së saj.

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se ende jemi larg funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në këtë vend, gjersa kjo, sipas tij, përbën problem parësor për drejtësinë në përgjithësi. Sipas tij, pikërisht hallkat e sistemit të drejtësisë, sikur është gjyqësori, nuk janë të pavarura plotë- sisht nga ndikimet qoftë të politikës, qoftë dhe pse janë të korruptuara, derisa ky është tregues se pa fuqizimin e gjyqësorit dhe të financimit më të mirë të tij nga shteti, dhe të pavarësimit total nga ndikimet politike dhe të tjera, siç është edhe korrupsioni, drejtësia kosovare do të vazhdojë të jetë në gjendjen që është edhe për shumë kohë

Larg shtetit të së drejtës

Sipas Kelmendit, gjendja në të cilën është sistemi aktual nuk përkon aspak as për së afërmi me nivelin e funksionimit të një sistemi të drejtësisë me një gjyqësor të përgjegjshëm, ku mbi ligjin dhe të drejtën, asnjë ndikim tjetër nuk do të vinte në pyetje në këtë funksionim të shtetit të së drejtës. “Vetëm atëherë do të kemi një sistem të drejtësisë sa funksional, të përgjegjshëm e me integritet, çka i duhet patjetër dhe domosdoshmërisht i tillë, me nivelet e drejtësisë si çdo kund në Evropë”, theksoi ai. “Derisa prokuroria bën punën e saj në rastet e ngritjes së aktakuzave ndaj kryesve të veprave penale etj., ndërsa gjyqësori, si hallka e dytë pas prokurorisë, i neglizhon rastet për t’i gjykuar, atëherë këtu diçka nuk funksionon sipas rregullit dhe përgjegjë- sive, dhe kjo tregon jo vetëm joprofesionalizëm, por njëherësh tregon edhe mosguxim të gjyqësorit për t’u përballur me gjykimin e rasteve apo dhe mosintegritet në punën e gjyqë- sorit, e që kështu mund të pandehet se edhe ka të bëjë edhe me korrupsionin në gjyqësor”, është shprehur analisti Kelmendi. “Për të funksionuar shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit, atëherë duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e këtij sistemi pa dallim, ndryshe edhe për sa kohë sistemi i drejtësisë me hallkat e tij nuk përbën një sistem të përgjegjshëm dhe në funksionin e duhur, e që i takon”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

ARKATANA

Lëndët presin muaj të tërë në prokurori

Avokati Skënder Musa thotë se është shumë evidente moskoordinimi i punës në mes të prokurorive dhe gjykatave, sidomos ky moskoordinim është i theksuar edhe tek çështja e ngritjes së akuzave, por edhe shqyrtimit të lëndëve.

Sipas tij, neglizhenca në këtë drejtim është nga dy anët, si nga ana e prokurorisë së shtetit, por edhe nga ana e gjykatave në raste të caktuara, mirëpo, siç tha, këto nuk mund të thuhet se janë në mënyrë të organizuar, pasi të gjitha janë në mënyrë individuale, ku varet prej prokurorëve e gjyqtarëve individualë, dhe këtu çështja është krejtësisht tek performanca e prokurorit dhe gjyqtarit. “Ndërkaq, nuk mund të themi se drejtësia humb vetëm në gjykata, por edhe në prokurori, sepse kemi raste kur në lëndë të caktuara, që nuk janë të komplikuara, në prokuroi kalojnë edhe 10 muaj pa u ngritur aktakuzë dhe të pandehurit, të dyshuarit mbahen në paraburgime dhe me të vërtetë këtu kemi të bëjmë edhe me keqpërdorim të drejtësisë, pasi është e pamundshme për veprat penale, që nuk klasifikohen si të komplikuara ose krim i organizuar, të zgjasë procesi i hetimeve më tepër se 10 muaj, ose nuk ndërmerret asnjë veprim hetimor dhe nuk ngrihet aktakuzë duke i kaluar afati më tepër se 10 muaj derisa këto janë raste që shqetësojnë dhe natyrisht edhe shkelin të drejtat e të pandehurve, pra të dyshimtëve”, ka vijuar ai.

Rastet nuk gjykohen objektivisht

Musa ka shtuar se në gjykatë është i pranishëm një sindromë që nuk shqyrtohen dhe trajtohen lëndët në mënyrë meritore e objektive, mirëpo, sipas tij, jo të gjithë gjyqtarët janë njësoj. Ai beson se gjykatat dhe prokuroritë tashmë pas ndryshimeve që janë bërë këto veçse do t’i rregullojnë. “Po ashtu, duhet të shikohet performanca individuale e secilit prokuror dhe secilit gjyqtar në bazë të numrit të kryerjes së lëndëve dhe mënyrës së kryerjes së tyre, për shkak se duhet të vendoset një standard që lëndët të shqyrtohen në mënyrë të pavarur dhe analitike dhe vetëm duke u bazuar në prova e ligj dhe jo në mënyrë arbitrare që për fat të keq në pjesën më të madhe të gjykatave të Kosovës, për shkak edhe të vëllimit të madh të lëndëve, por edhe ngarkesave që kanë gjyqtarët, nuk kemi shqyrtime meritore të lëndëve, ashtu siç ndodh në vendet e tjera të Bashkimit Evropian”, u shpreh më tej ai.

Sipas Musës, sistemi i drejtësisë në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës është, megjithatë, në nivel më të kënaqshëm se në disa prej vendeve të rajonit dhe Ballkanit. “Por ,kjo në asnjë formë nuk guxon t’i japë kënaqësi gjykatave dhe prokurorive të Kosovës se janë mirë, për shkak se prokuroritë dhe gjykatat në rajon janë shumë të politizuara, dhe shumë të ndikuara nga politika edhe sidomos në rastet mos të flasim për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, ku ato janë të ndikuara edhe në aspektin nacional, derisa në Kosovë këto probleme nuk ekzistojnë”, theksoi avokati Skënder Musa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.