Majko: Arrestimi i Haradinajt kthen në vitin zero marrëdhëniet shqiptaro-serbe
Për rastin e Ramush Haradinajt ka reaguar edhe Pandeli Majko. Majko përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se arrestimi i Haradinajt çon në vitin zero zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët, përcjell “Zeri.info”.
“Në Francë asgjë nuk ndodh për asgjë. Arrestimi Haradinajt çon në vitin zero marrëdhëniet e shqiptarëve me serbët. Në pritje të një reflektimi francez. Siç dinë ta bëjnë vetëm ata”, ka shkruar Majko.
Ndryshe, Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritet franceze gjatë ditës së djeshme, në pjesën franceze të Bazelit, bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004, kinse për krime lufte. /ZERI/


