Shaqiri, selam Celticut
Xherdan Shaqiri është i bindur se ekipi i tij, Interi, të enjten do ta mposht Celticun, në ndeshjen kthyese e cila do të zhvillohet në Itali në kuadër të Europa League. Takimi i parë mes tyre ka përfunduar baras, 3:3, dhe Shaqiri kishte shënuar gol.
“Në ndeshjen e parë ne e bëmë një gabim shumë të madh që na kushtoi me barazim, sepse ishim duke fituar. Por, nuk do ta përsërisim më atë gabim, sepse menduam që fituam më herët sesa që duhej. Në ndeshjen e kthimit edhe nëse jemi në epërsi prej dy-tri golash, ne do të jemi të kujdesshëm deri në fund”, ka theksuar Shaqiri, raporton Zëri.
“Në Skoci Barcelona ka humbur. Celticu është shumë i fortë dhe është në gjendje t’i shënoj tri gola brenda një loje. Andaj, barazimi ynë nuk ishte edhe i keq, sepse i shënuam si mysafirë tri gola. Por, besoj se në ndeshjen kthyese do të shkojë gjithçka më mirë për ne”, ka theksuar ylli kosovar. /Zëri/


