Talenti që u shua, në kohën më të mirë të karrierës së tij
Gjilan – Ish futbollisti i C. Zvezdës së Gjilanit, Enver Elezi nga fshati Livoq i Ulët i komunës së Gjilanit konsiderohet njëri nga talentët më të mëdhenj jo vetëm nga Gjilani, por edhe në futbollin e Kosovës.
Ish mesfushori i djathtë Elezi si 14 vjeçar tregoi talentin e tij, se do të ketë një karrierë të suksesshme të futbollistit.
Elezi si 17 vjeçar me një gjeneratë të suksesshme të futbollistëve siç janë Paqarada, Gashi, Berisha, Pupovac, Morina, Sahiti, Toverlani, Podvorica, Sunaj Keqi e disa të tjerë në turneun në qytetin e Dërvarit të Bosnjës e ish Republikave të Jugosllavisë, Reprezentacioni i Kosovës renditet në pozitën e parë, duke dëshmuar një talent të jashtëzakonshëm.
Përshtypje të mirë ky ish futbollist paraqet edhe në turneun e futbollit të ish Jugosllavisë në Foqë e Sombor duke u shpallur njëri ndër futbollistët më të mirë të këtij turneu.
Talentin e tij e vërejti eksperti dhe trajneri i mirënjohur Stevan Vuletiq, duke e ftuar në Reprezentacionin e ish Jugosllavisë duke i zhvilluar dy ndeshje me Gabonin dhe Çekosllovakinë duke lënë gjurmë të mëdha tek ekspertët e futbollit.
Enver Elezit po i hapeshin dyert e karrierës së tij, por ato tani e 30 vite mbetën të pa arritura.
Ish njëri ndër futbollistët më të mëdhenj të ish Jugosllavisë, e më vonë edhe trajner i mirënjohur Sava Galiq në adrës të klubit të C. Zvezdës së Gjilanit kishte kërkuar që futbollisti 18 vjeçar Enver Elezi t`i bashkohet klubit të Partizanit të Beogradit.
Një ftes e tillë Elezi asnjëherë nuk e kishte parë dhe dëgjuar, pasi kjo ftesë ishte mbajtur sekret nga disa zyrtar të C.Zvezdës së Gjilanit,”Karrierën ma kanë shkurtuar, dhe humbur disa shqiptar të klubit të C.Zvezdës së Gjilanit ata kanë kërkuar që nëpërmjet emrit tim të pasurohen, dhe asnjëherë në jetë nuk më kanë njoftuar për këtë ftes, jo që nuk më njoftuan, por këta njerëz, filluan të ma shkatërronin edhe karrierën dhe ia arritën qëllimin”, shprehet sot pas plot 30 vitesh Elezi .
Sipas Elezit këta njerëz filluan edhe ta injoronin në mënyrë politike,”Ata më pyesnin pse e ke emrin Enver, t`i nuk mund të luash futboll se je nga fshati dhe je i prapambetur, t`i duhesh të jesh i familjes komuniste duhet ta dush “Vëllazërim Bashkimin” e kështu me radhë”,thotë me nostalgji Elezi.
Një odise të tillë Enver Elezi e kishte kuptuar nga trajneri i C.Zvezdës së Gjilanit Branko Roksandiq.”Ky trajner kishte marr urdhra nga këta shqiptarët e klubit që të më pengonte dhe më tregoi të vërtetën, ju falënderova nga zemra bile ai më krahasonte me futbollistin e shquar serb të asaj kohe Dragan Stojkoviq “Piksi” dhe vazhdimisht më thirrte Piksi ku sot e asaj dite më ka mbetur ky emër”, rrëfen Elezi.
Elezi sot mburret me jetën e tij dhe me biznesin e tij, vetëm në mënyrë atraktive me shokët e tij luan futboll, duke dëshmuar sot e asaj dite se ky ish talent e njeh shumë mirë zanatin e futbollit.
Elezi sot me krenari kujton të gjithë ata bashkëlojtar, me të cilët ka vesh fanellën e ish Jugosllavisë, duke bërë me dije se ajo gjeneratë ka pas talent të mëdhenj të futbollit.”Ata shqiptar që ma humbën karrierën dhe më bënin presion gjatë karrierës sime zoti ka me i dënu, dhe ju bëjë me dije futbollistëve se edhe sot kemi njerëz të tillë që për interesa të veta sakrifikojnë futbollistët nëpër klube të tyre të keni kujdes kur i shkruani kontratat me klubet e juaja”, porosit Elezi duke vazhduar,” jam shumë i lumtur që pas një kohe shumë të gjatë mu dha mundësia që njollën që e kisha në zemër ta shpalos pas plotë 30 vitesh”/sylejman ismajli/rajonipress/


