UBT

Sivjet kursehen 14 milionë euro nga veturat

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta Tribuna ka siguruar listën e veturave të të gjitha ministrive të Qeverisë së Kosovës. Nga to, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka më së shumti vetura, gjithsej 119 sosh. Ndërsa ministria me numrin më të vogël është ajo e Integrimeve me vetëm 9 vetura. Ish ministrat, i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, e kanë konsideruar blerjen e veturave si investime të duhura.

Të dy këto ministri kanë hiq më pak se 223 vetura, ku ajo e Punëve të Brendshme ka 104 vetura, ndërsa e ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka 119 vetura.

Ministria e Punëve të Brendshme që tash drejtohet nga Skender Hyseni në përdorim i ka 100 vetura, ndërsa 4 janë jashtë përdorimi, ndërsa GPS-in e kanë të instaluar vetëm 47 vetura. Që i bie se 53 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk dihet se nga sa shpenzojnë derivate.

Ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që tash drejtohet nga Arban Abrashi, i cili është njëherësh edhe zëdhënës i Qeverisë, i ka në përdorim 99 vetura, nga 119 sa janë gjithsej, 20 jashtë përdorimi dhe vetura të huazuara 1 në RTK dhe 1 në Zyrën e Kryeministrit.

Vetëm 69 vetura në këtë ministri kanë të instaluar GPS-in që e bënë kontrollin e shpenzimeve, të tjerat nuk kontrollohen.

Edhe Ministria e Infrastrukturës po del të ketë shumë ‘punë’, pasi i ka hiq më pak se 97 vetura. Mirëpo në këtë ministri diçka që nuk ndodhë në tjerat, janë shumica me GPS. 10 vetura në ministrinë e infrastrukturës janë në defekt, ndërsa 85 vetura kanë të instaluar GPS-in.

Edhe Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Hajredin Kuçit tash e një kohë të gjatë, e ka rritur luksin duke blerë 47 vetura për stafin e tij.

Po ashtu Ministria e Arsimit ka në posedim 44 vetura që vetëm 28 nga to kanë GPS-in që kontrollon shpenzimet dhe kilometrat.

Mobi Casa

Ndërsa ata që janë në hierarkin shtetërore më lartë se Ministrat tjerë nuk kanë shpenzuar shumë në vetura.

Zyra e Kryeministrit ka në përdorim 44 vetura, 40 prej tyre në përdorim dhe 4 jashtë përdorimit.

E varfër me vetura po del të jetë Ministria e Hashim Thaçit, ajo e Punëve të Jashtme. Thaçi për të gjithë stafin e tij i ka në dispozicion vetëm 17 vetura, ku vetëm 7 nga to kanë të instaluar GPS-in.

Po ashtu edhe Ministria e Financave, përkundër që menaxhon me komplet buxhetin e shtetit, nuk ka shpenzuar shumë në vetura. Kjo ministri ka vetëm 16 vetura në përdorim, ku 7 nga to janë me GPS.

Ministria që ka më së paku vetura është ajo e Integrimeve Evropiane që ishte ministre e parë e saj Vlora Çitaku. Kjo ministri , që tash drejtohet nga Bekim Çollaku ka vetëm 9 vetura, mirëpo në këtë ministri nuk e ka GPS-in asnjë veturë.

As Ministria e Diasporës që ka 19 vetura, nuk e ka të instaluar asnjë GPS në vetura.

Institucioni që po del të jetë shkatërruesi më i madh i veturave është Dogana e Kosovës. Ky institucion që kontrollon pikat kufitare, i ka jashtë përdorimi 31 vetura, nga 140 sa i ka. Ndërsa GPS kanë vetëm 68 vetura.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bashkë me Ministrin e Financave Avdulla Hoti i kanë hyrë punës që t’i zvogëlojnë shpenzimet e derivateve dhe kanë vendosur që mos të blejnë asnjë veturë të re. Nga këto kursime Qeveria do t’i shpëton 14 milion euro, që për herë të parë një qeveri merr vendim për kursime./GazetaTribuna/